Bota

OKB: Më shumë se 2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka vlerësuar se rreth 2.1 deri në 2.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina.

Sipas OKB-së, kjo ka ndodhur që nga fillimi i pushtimit rus deri më tani.

OKB shtoi se “nuk e sheh largimin e refugjatëve duke u ndalur”, raporton Sky News.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *