Bota

OKB-ja miraton rezolutën që lufton mohimin e Holokaustit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka miratuar një rezolutë që synon ta luftojë mohimin e Holokaustit, dhe po u kërkon shteteve anëtare dhe kompanive të mediave sociale të ndihmojnë në luftën kundër antisemitizmit.

Rezoluta, e paraqitur nga Izraeli dhe Gjermania, u miratua pa votim nga Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh.

Masa dërgon “një mesazh të fortë kundër mohimit ose shtrembërimit të këtyre fakteve historike”, ka thënë kjo organizatë.

Gjashtë milionë hebrenj vdiqën në Holokaustin, që njihet si fushata e Gjermanisë naziste për të zhdukur popullsinë hebreje të Evropës.

Lexo më shumë  Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos është shkrimtar i famshëm sllovak

Të enjten, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka thënë se “refuzon dhe dënon pa asnjë rezervë çdo mohim të Holokaustit si një ngjarje historike, qoftë plotësisht ose pjesërisht”.

“Injorimi i fakteve historike rrit rrezikun që ato të përsëriten”, ka thënë ambasadorja gjermane në OKB, Antje Leendertse.

Teksti lavdëron kombet që ruajnë vendet që dikur shërbenin si kampe naziste vdekjeje dhe kampe përqendrimi, dhe u kërkon shteteve anëtare të ofrojnë programe arsimore mbi Holokaustin.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe homologu i saj izraelit, Yair Lapid, thanë në një deklaratë të përbashkët se ishin të shqetësuar nga një rritje dramatike e kohëve të fundit në mohimin e Holokaustit.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

Ndërsa rezoluta u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Irani – një anëtar i organizatës, ka thënë se po shkëputej nga teksti.

Kur nazistët erdhën në pushtet në vitin 1933, ata filluan t’i zhveshin hebrenjve të gjitha pronat, liritë dhe të drejtat sipas ligjit. Në vitin 1939 ata filluan të dëbojnë hebrenjtë në Poloninë e pushtuar rishtazi dhe në vitin 1941 forcat naziste u urdhëruan të vrisnin sistematikisht hebrenjtë e Evropës.

Rruga Press

YouTube player