Bota

Franca lehtëson masat anti-covid, me dorë të hekurt ndaj të pavaksinuarve

 Franca planifikon të lehtësojë gradualisht masat kufizuese kundër koronavirusit, duke forcuar ndjeshëm rregullat për personat që nuk janë të vaksinuar.

“Nga e hëna, personat që nuk janë vaksinuar nuk do të kenë më akses në restorante, ambiente kulturore, ngjarje sportive dhe transport, pas vendimit për paraqitjen e certifikatës mbarëkombëtare të vaksinimit dhe shërimit”, deklaroi Kryeministri Jean Castex.

Për të gjithë personat e moshës 16 vjeç e lart, vaksinimi i plotë do të bëhet një parakusht për pjesëmarrjen e pakufizuar në jetën publike. Ndërkohë, personat që zgjedhin të bëjnë dozën e parë të vaksinës deri në mes të shkurtit mund të vazhdojnë përkohësisht të paraqesin një test negativ për të patur akses në të gjitha shërbimet.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

“Pavarësisht shifrave të larta aktuale të infeksioneve, shkalla e lartë e vaksinimit në Francë po mbron spitalet nga mbingarkesa. Rreth 93 për qind e të rriturve janë të vaksinuar”, tha Castex.

Nga 2 shkurti do të hiqen kufizimet në qëndrat sportive dhe kulturore, si dhe përdorimi i maskave në ambientet e jashtme. Ndërkohë rregulli i punës në distancë do të lehtësohet. Lokalet do të rihapen më 16 shkurt, ndërsa ngrënia dhe pirja e ushqimeve në trena do të lejohen përsëri.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Rruga Press

YouTube player