Bota

OKB: 45 milionë njerëz të kërcënuar nga uria

Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë botën janë aktualisht të kërcënuar nga uria, thanë të hënën Kombet e Bashkuara.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), situata është veçanërisht e rëndë në Afganistan.

Shefi i WFP-së, David Beasley, u bëri thirrje individëve të pasur që të ndihmojnë me donacione.

Ai tha se 7 miliardë dollarë do të mjaftonin për t’iu siguruar të 45 milionë njerëzve në rrezik një vakt ditor për një vit.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

“Derisa [pandemia] COVID-19 po përkeqëson në mënyrë të pamohueshme situatën në të gjithë botën, konfliktet e krijuara nga njerëzit po nxisin paqëndrueshmëri dhe po fuqizojnë një valë të re shkatërruese të urisë”, tha Beasley.

Sipas WFP-së, pandemia e koronavirusit dhe efektet e saj janë përgjegjëse për urinë e 15 milionë njerëzve.

WFP tha se Afganistani “po bëhet kriza më e madhe humanitare në botë” dhe se nevojat e këtij vendi po i tejkalojnë ato të vendeve të tjera të goditura rëndë, të tilla si Etiopia, Sudani i Jugut, Siria dhe Jemeni.

Lexo më shumë  Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë

Afganistani ka rënë nën kontrollin e militantëve talibanë në mes të gushtit.

Që atëherë, shumë qeveri dhe donatorë të huaj i kanë ndërprerë fondet për këtë vend.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *