OBSH: Uria kërcënon Gazën! Nevojë urgjente për një armëpushim
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar për “uri të afërt” në Rripin e Gazës për shkak të “bombardimeve të vazhdueshme” nga forcat izraelite.
“Uria dhe sëmundjet – shkroi Ghebreyesus mbrëmë, ndërsa bëri thirrje për mbrojtjen e spitaleve në mënyrë që mjekët të mund të kujdesen për pacientët që vuajnë nga uria, sëmundjet dhe lëndimet.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së më pas bëri thirrje për “një armëpushim dhe akses të plotë humanitar” në enklavën palestineze.
Kujtojmë se prej 7 tetorit të vitit të kaluar Hamasi sulmoi Izraelin dhe ky i fundit u përgjigj duke hyrë në Gaza.
Rruga Press