Bota

Bënte postime në internet që denonconin pushtimin rus të Ukrainës, dënohet 35-vjeçari

Një gjykatë ruse dënoi një burrë me gjashtë vjet burgim për mesahet në internet që denonconin pushtimin rus të Ukrainës, teksa Moska shtrëngon kritikat publike për konfliktin.

Nikolai Farafonov , 35 vjeç, u shpall fajtor për “nxitje publike për të kryer akte terroriste” nga një gjykatë ushtarake në rajonin verior të Komit të Rusisë, njoftuan mediat lokale.

Prokuroria tha se ai kishte publikuar “video dhe mesazhe” që kërkonin djegien e zyrave të rekrutimit ushtarak .

Disa dhjetëra zjarrvënie ose tentativa për sulme në objekte të tilla janë raportuar në Rusi që nga fillimi i luftës dy vjet më parë.

Lexo më shumë  Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

OJQ-ja Memorial, e cila iu referua Farafonov si një i burgosur politik, tha se ai jetonte në një qytet të vogël në rajon dhe drejtonte një kanal në shërbimin e mesazheve Telegram.

Në kanal, Memorial tha se ai iu referua veçanërisht ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë, ndërsa kritikoi represionin politik, edukimin “patriotik” pro-Kremlinit në shkolla dhe çështje të tjera lokale.

Farafonov ishte gjobitur më parë në tetor 2022 për “diskreditim” të ushtrisë pas një komenti në internet për të cilin Memorial tha se i referohej vdekjes së fëmijëve ukrainas në pikën e bajonetave ruse.

Lexo më shumë  Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Pavarësisht gjobës, Farafonov vazhdoi të publikonte mesazhe kritike derisa u arrestua shtatorin e kaluar për “thirrjet për terrorizëm”.

Mijëra rusë janë gjobitur dhe qindra janë burgosur për denoncimin e sulmit të Presidentit Vladimir Putin ndaj Ukrainës fqinje, i cili filloi në shkurt 2022.

Rruga Press

YouTube player