KryesoreOpinion/Aktualitet

Deep state, revolucioni në politikën e jashtme amerikane dhe Evropa Juglindore

SHBA-të dhe partnerët real të tyre në Ballkan [Shqipëria politike, Republika e Kosovës,  gjithësesi edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi], kanë nevojë për një politikë të  jashtme që fokusohet në interesat thelbësore të SHBA-ve në rajon, duke rivlerësuar edhe interesat jetike të partnerëve.

Nga Sadri Ramabaja

Deep state dhe keqpërdorimi i tij

Një deep stateshtet i thellë[1] është një lloj qeverisjeje e përbërë nga rrjete potencialisht sekrete dhe të paautorizuara të pushtetit që veprojnë në mënyrë të pavarur nga udhëheqja politike e një shteti në ndjekje të agjendës dhe qëllimeve të tyre. Në përdorimin popullor, termi mbart konotacione jashtëzakonisht negative.[2]
Fuqia e shtetit të thellë vjen nga përvoja, njohuria, marrëdhëniet, depërtimi, zanati, aftësitë e veçanta, traditat dhe vlerat e përbashkëta. Së bashku, këto atribute të supozuara i bëjnë burokratët pa emër në një superqeveri që nuk i përgjigjet askujt. Kjo është një perspektivë e frikshme. [3]

Etiologjia e nocionit mbi “Shtetin e thellë” ndërlidhet me fjalën turke derin devlet (lit. ‘shtet i thellë’). Por edhe vet koncepti modern i një shteti të thellë lidhet me Turqinë, që nënkupton një rrjet të supozuar sekret të oficerëve ushtarakë dhe aleatëve të tyre civilë që përpiqen të ruajnë rendin laik bazuar në idetë e Mustafa Kemal Ataturkut nga viti 1923.[4] Ekzistojnë gjithashtu mendime se shteti i thellë në Turqi dhe “Kundër Guerilja” u krijua në epokën e Luftës së Ftohtë si pjesë e Organizatës Gladio për ta shtyrë Turqinë më shumë në NATO kundër kërcënimit të zgjerimit të komunizmit të tipit sovjetik.[5]

Gjatë presidencës së Donald Trump-it, në komunikimin publik, duke aplikuar nocionin e shtetit të thellë, në Shtetet e Bashkuara   nocioni I “shtetit të thellë” është përdorur për të përshkruar “qeverinë e përhershme” të burokratëve të rrënjosur në karrierë ose nëpunësve civilë që veprojnë në përputhje me mandatet e agjencive të tyre dhe statutet e kongresit, me theks kur ajo shihej në konflikt me administratën.
Pas zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2016, shteti i thellë u përdor shumë më gjerësisht si një term poshtërues me një përkufizim jashtëzakonisht negativ si nga administrata e Donald Trump ashtu edhe nga mediat me prirje konservatore.[6]

Edhe veprimet krejt procedurale që po ndjekin gjykatat e ndryshme në SHBA në raport me të bëmat e Donald Truump-it gjaët rrugës së ngjitjes si oligark dhe në veçanti sa ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai i cilëson si produkt i “Shtetit të thellë” dhe pjesë e luftës politike kundër rikthimit të tij të mundshëm si president I SHBA-ve në një mandat të dytë.
Gjykata e apelit në Nju Jork të hënën që lamë pas vendosi të ngrijë përkohësisht pagesën e gjobës prej 454 milionë dollarësh nga ish Presidenti Donald Trump, nëse ai depoziton 175 milionë dollarë brenda 10 ditëve të ardhshme. Depozitimi i kësaj shume brenda 10 ditësh do të parandalonte sekuestrimin e pronave të tij.

Ky zhvillim i papritur i të hënës ndodhi pak para se Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, të fillonte procedurat për të marrë nga ish presidenti shumën e gjobës. E këtë rast, avokatët e zotit Trump i ishin drejtuar gjykatës së apelit për të ngrirë vendimin e Prokurores James, duke argumentuar se është “praktikisht e pamundur” që të gjendet ndonjë institucion financiar i gatshëm të nënshkruajë një garanci për të paguar një gjobë kaq të lartë prej gati gjysmë miliardë dollarësh.


“Të papriturat” që mund ta dëmtojnë Joe Bidenin

Në këto rrethana kampin e demokratëve megjithatë, gjykojnë analistët, mund ta dëmtojnë “të papritura” në fushatën e Joe Bidenit për mandatin e dytë, që  mund të ndërlidhen me zhvillimet e reja politike, me theks ato në politikën e jashtme amerikane, me zhvillimet ekonomike apo shoqërore që kanë ndodhur nga fillimi i mandatit të tij. Disa prej tyre mund të jenë:

  1. Agjenda e Jashtme: Në rast se mund të ketë ndonjë zhvillim i papritur në skenën ndërkombëtare, e ngjashme me atë në Gaza, por kësaj radhe edhe më tronditëse brenda vet raporteve transatlantike, e që nënkupton shpërthimin e luftës në Ballkan ose Baltik, natyrisht me insistimin e Rusisë. Ky fakt do të ishte për administratn e Joe Bidenit një krizë e re jo vetëm me karakter rajonal, që do t’i shkaktonte asaj kokëçarje të thella jo veëtm  diplomatike, që do të kërkonte lëvizje të strukturave të tëra shtetërore dhe një përgjigje të menjëhershme.
  2. Zhvillime Ekonomike: Ndryshime të papritura në ekonominë globale ose në ekonominë e brendshme të Shteteve të Bashkuara mund të ndikojnë në fushatën e Bidenit, duke i detyruar ata të rishikojnë politikat e tyre ekonomike dhe të prezantojnë planifikime të reja për të adresuar sfidat e reja.
  3. Ngjarje Sociale: Ndodhje të papritura, si protesta të mëdha ose incidente të rënda sociale, mund të shtyjnë administratën Bidenit të veprojë për të ofruar një përgjigje të qëndrueshme dhe të bindshme ndaj këtyre zhvillimeve.
  4. Skandale ose Kontroversa: Ngjarje të papritura që lidhen me anëtarë të administratës së Bidenit, si skandale apo kontroversa, mund të ndikojnë në perceptimin publik për qeverisjen dhe për kandidatin Biden në veçanti.

Ndërsa Bideni do të përpiqet të menaxhojë të gjitha këto zhvillime në mënyrë efektive, ato mund të sjellin sfida të reja për fushatën e tij dhe për qeverisjen e tij në përgjithësi. Reagimi i tij ndaj këtyre “të papriturave” do të jetë thelbësor për të ruajtur mbështetjen dhe për të siguruar një mandat të dytë.

Lexo më shumë  Sekretari i të majtës italiane: I kujtoj Ramës se Italia është vend demokratik

Iniciativa e re e  Bernie Sanders-it

Në këto rrethana senatori  dhe anëtari më me ndikim i krahut të majtë të Partisë Demokratike Amerikane, Bernie Sanders, vije me një iniciativë të re, si përgjigje ndaj valës së reaksionit që po mblidhet në kampin e Republikanëve tashmë të rikuperuar sërish rreth figurës kontraverze të Donald Trump-it.
Sanders  ka qenë prej kohësh i njohur për pikëpamjet e tij majtiste, duke kundërshtuar interesat e të ashtuquajturve përfaqësues të shtetit të thellë dhe oligarkëve të lidhur ngushtë edhe me administratën e shtetit.  Pikëpamjet e tij gjejnë mbështetje të ndjeshme jo vetëm brenda Partisë Demokratike, por edhe në shoqërinë e gjerë amerikane. Të kujtojmë faktin se në vitin 2016, së bashku me Hillary Clinton, ai ishte edhe kandidat për nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale, në të cilat, në fund, ai përballej sukseshëm me Donald Trump për dallim  nga Hillary Clinton.

Më 18 mars, Sanders shkroi një tekst interesant në median me ndikim amerikan Foreign Affairs, me titull sinjifikativ: Një revolucion në politikën e jashtme amerikane dhe nëntitullin shpjegues: Zëvendësimi i lakmisë, militarizmit dhe hipokrizisë me solidaritetin, diplomacinë dhe të drejtat e njeriut. Në këtë tekst ai shqyrton në mënyrë kritike politikën e jashtme amerikane të zhvilluar prej dekadash. Është me interes të vihet në pah motivi I shkrimit pikërisht në këtë kohë dhe arsyet përse ai kritikon ashpër veprimet e disa ish-presidentëve amerikanë dhe administratave të tyre, në kohë dhe rrethana me rëndësi historike jo vetëm për rrjedhat e zhvillimeve branda SHBA-ve. Ai i rikthehet me këtë rast qortimeve të tij të rrepta në raport me Luftën e Vietnamit dhe pushtimin e Irakut kur në krye të tij ishte Sadam Huseini, por edhe pushtimin e Afganistanit, duke i interpretuar  gjithë këtë gamë zhvillimesh si grishje të nevojshme për të zëvendësuar lakminë, militarizmin dhe hipokrizinë me solidaritetin, diplomacinë dhe të drejtat e njeriut.

Duke lexuar tutje këtë ese politike të llojit të vet, lehtësisht vëmë re se  Sanders mbetet tutje një

idealist i pakorrigjueshëm i Partisë Demokratike. Shih për këtë ai me vështrimin e tij kritik shkon më tej, duke qortuar “konsensusin dypartiak” prej dekadash në fushën e politikës së jashtme amerikane, i cili “tragjikisht pothuajse gjithmonë ka qenë i gabuar”. [7]
Sanders është një qytetar aktiv amerikan me origjinë hebreje. Por ky fakt nuk e pengon atë që edhe në këtë ese të vë në dukje kostot e mëdha, pra miliarda dollarët që SHBA shpenzon ndërkohë “për të mbështetur ushtrinë izraelite”, duke sjellë në vëmendjen e lexuesit se janë SHBA-të ato që  “pothuajse si shtet i vetëm në botë që mbrojnë qeverinë ekstremiste të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili ka nisur një luftë të përgjithshme dhe shkatërrimin e popullit palestinez, kjo është arsyeja pse dhjetëra mijëra njerëz po vdesin në Rripin e Gazës, duke përfshirë mijëra fëmijë, dhe qindra mijëra të tjerë po vdesin nga uria”.[8]

Në prag të nxemjes së fushatës elektorale Sanders, pledon për një “riorientim të plotë të politikës së jashtme amerikane”. Këtë riorjentim ai e sheh të tepër urgjent dhe të nevojshëm  dhe shton se establishmenti duhet të rishqyrtojë tërësisht pozicionet e tij nëse qëllimi i tij është të promovojë paqen dhe prosperitetin dhe të mos shpenzojë triliona dollarë për luftëra të pafundme dhe kontrata mbrojtjeje që nuk do të zgjidhin. problemet ekzistenciale të botës si ndryshimet klimatike, pandemitë e ardhshme, uria, urrejtja, …

“Për sa kohë që korporatat e pasura dhe miliarderët e mbajnë sistemin tonë ekonomik dhe politik nën presion, vendimet e politikës së jashtme do të varen nga interesat e tyre materiale, jo nga interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë së botës. Vetëm 1% e popullsisë së botës zotëron më shumë pasuri se 99% e fundit, … Këtë vit, edhe pa shpenzime shtesë, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të shpenzojnë rreth 900 miliardë dollarë për ushtrinë, pothuajse gjysma e të cilave do të shkojnë për një një grusht kontraktorësh të mbrojtjes”[9], shkruan në këtë ese Bernie Sanders.

Duke lexuar tekstin e Bernie Sanders, një laik mund të mendojë se ky politikan demokrat me përvojë nuk e di ose nuk e kupton se si funksionon kjo botë. Natyrisht, Sanders e di shumë mirë këtë, por ndryshe nga shumëkush, ai ka guximin, jo vetëm të deklarojë publikisht atë që mendon, por edhe të jetë i vendosur në pikëpamjet e tij – gjë që nuk është e zakonshme sot në politikën e përmbytur me interesa dhe pragmatizëm ekstrem.

Reflektimi i pritur i SHBA-ve:  rishikimi i politikës së jashtme ndaj Ballkanit

Në rrethanat e reja që po imponon diktatori rus Vlladimir Putin përmes vasalit të tij në Ballkan, presidentit serb, në raportet me Perendimin në përgjithësi dhe me europianët në veçanti, një përgjigje e merituar e SHBA-ve do të mund të shërbente si preventiva më e mirë kundër prishjes së rendit dhe paqes në Europën Juglindore dhe më gjerë.
Të gjithë duhet të kuptojmë se një luftë e drejtpërdrejtë me Rusinë, në rast se ajo imponon zgjerimin e flakëve të luftës nga Ukraina në Ballkan, do të ishte po aq  e tmerrshme sa edhe lufta që aktualisht po zhvillohet në Ukrainë. Udhëheqësit ushtarakë amerikanë dhe ekspertët e sigurisë e kanë të qartë këtë fakt.  Nëse Serbia imponon kursin për aneksim të veriut të Kosovës, të ndërlidhur me projektin e saj tashmë të koduar me emrin “Bota serbe”, e që nënkupton anschllusin e Repbulikës Serbe të BeH dhe pushtimin e butë të Malit të Zi, GRU ruse do të mund t’ përdorte forcat serbe për t’u hakmarrë kundër aleatëve dhe partnerëve amerikanë në rajon, pa kursyer madje as trupat e KFOR-it. Rezultati do të ishte destabilizimi i mëtejshëm, i paimagjinueshëm i Europës Juglindore, me luftëra që do të vazhdonin me vite. Rrjedhimisht SHBA-të, pa pikë dyshimi, do të kishin kosto teprë të lartë, ndoshta triliona dollarë, ndërkaq lumenjtë e gjakut në Ballkan do të rrudhnin në përmasa tragjike demografinë edhe ashtu në rrudhje.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një ngjarjeje, ku pjesëmarrës ishin edhe Patriarku Profirije dhe presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i dha një ultimatum Perëndimit, duke u shprehur shqeto:
“Nëse ata zgjedhin Kosovën, Serbia do të presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar”.[10]

Vuçiq këto kërcënime i ka shpeshtuar së fundmi, duke marrë në konsideratë faktin se  Kosova do të gëzojë mbështetje nga perëndimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në  NATO.
Ndërkaq në një letër urimi drejtuar Putinit për fitoren në zgjedhjet së fundmi në Rusi, Vuçiqi i drejtohet si mentorit të tij, me nota të theksuara ankimimi, duke vajtuar “gjendjen alarmante” të serbëve në Kosovë. Ai i raporton Ptinit për gjoja “situatën e vështirë politike me të cilën po përballët populli serb në Kosovë”, duke I dhnë kumtin alarmues se “serbët po vuajnë në Kosovë pogrom”! Po këtë gjuhë Vuçiqi pat përdorë  edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Narrativa propagandistike është kopje e asaj të Putini që kishte aplikuar për të justifikuar para opinionit invazionin masiv në Ukrainë në shkurt 2022.

Për faktin se këtë vit gjedhjet e pritshme në SHBA po prodhojnë efekte të papritura në Europë, pa nënvleftësuar aspak ato për Parlamentin Europian, pas sukseseve diplomatike të kësaj jave për Kosovën [ Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili zhvilloi punimet në Estoni, më 24 mars vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble; ndërkaq të mërkurën që lamë pas Komiteti i Asamblesë Parlamentare të KiE miratoi pasditen e së mërkurës opinionin e raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, që i hapi rrugë marshit drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE], shërbimet e inteligjencës dhe analistë të njohur të vendit dhe të huaj, presin që Kosova t’i nënshtrohet sërish përpjekjeve intensive të luftës hibrideserbe e  ruse në përgjatë javëve e muajve në vijim. Privimin proaktiv të Beogradit nga ndikimi i tij në veriun e Kosovës, mund të ndihmojë Qeveria jonë edhe në saje të aplikimit të kursit gjeopolitik perednimor që aplikon.

Në këto rrethana, me rishikimin e politikës së jashtme, nëse do të shpreheshim me gjuhën e Bernie Sanders-it, SHBA-të do të duhej të bënin një hap prapa dhe të rimendojnë atë që kanë bërë diplomatët e angazhuar për më shumë se tri dekada në Ballkan.  SHBA-të dhe partnerët real të tyre në Ballkan [para së gjithash Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës, por gjithësesi edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi], kanë nevojë tok, për një politikë të jashtme që do të fokusohej në interesat thelbësore të SHBA-ve, që sërish, po të shpreheshim me gjuhën e Bernie Sanders,  do të duhej të ishte në gjendje të qartësojë “përkushtimin ndaj vlerave demokratike si brenda dhe jashtë vendit, dhe të privilegjojë diplomacinë dhe punën kolektive me aleatët për të adresuar shqetësimet e përbashkëta të sigurisë.”[11]

___________________

1. Calque; Definition of DEEP STATE”. www.merriam-webster.com.
2. Byford, Jovan (2011). Conspiracy theories: a critical introduction. Houndmills, Basingstoke, Hampshire: Palgrave Macmillan. ISBN. OCLC 802867724.
3. https://www.merriam-webster.com/dictionary/deep%20state
3. Filkins, Dexter (12 March 2012). “The Deep State” (PDF).The New Yorker. Retrieved 31 December 2018.
4. “”Kontrgerilla”, “Gladio”, “Derin Devlet” gibi kavramlar hakkında”(Press release) (in Turkish). Turkish Armed Forces. 2006-01-16. BA-01/06. Archived from the original on 2008-03-08.
5. Rebecca Ingber, “The ‘Deep State’ Myth and the Real Executive Branch Bureaucracy”; Rebecca Ingber, Bureaucratic Resistance and the Deep State Myth
6. Skowronek, Stephen; Dearborn, John A. & King, Desmond (2021). Phantoms of a Beleaguered Republic: The Deep State and the Unitary ExecutiveOxford University Press. ISBN.
7.  Bernie Sanders: https://www.foreignaffairs.com/united-states/revolution-american-foreign-policy-bernie-sanders
8. Po aty
9. Po aty
10. https://www.novinite.com/articles/225044/Serbia+Threatens+to+Leave+Council+of+Europe+if+Kosovo+Joins
11. Bernie Sanders: https://www.foreignaffairs.com/articles/2019-06-24/ending-americas-endless-war

Rruga Press

YouTube player