Bota

OBSH: Stuhi rastesh në Europë, Gjermania dhe Portugalia mes vendeve që shtojnë kufizimet

Më shumë shtete europiane i rikthehen kufizimeve, ndërsa varianti Omicron vijon të përhapet rreth kontinentit. Gjermania njoftoi se nga 28 dhjetori do të limitojë në 10 persona grumbullimet private dhe do të mbylle klubet e natës. Ndeshjet e futbollit nga kjo datë do të luhen me dyer të mbyllura.

“Koronavorusi nuk do të bëjë pushim gjatë Krishtlindjeve. Ne nuk duhet të mbyllim sytë ndaj valës së re, e cila po vijon të rëndojë mbi ne”, tha Olaf Scholz.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Sakaq, Portugalia urdhëroi mbylljen e lokaleve dhe klubeve të natës nga 26 dhjetori, duke e bërë të detyrueshme punën nga shtëpia nga kjo datë deri në 9 janar. Edhe në këtë vend grumbullimet do të kufizohen në 10 persona.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për ndikimin që masat do të kenë në jetët tona, por e dimë gjithashtu se nëse nuk marrim masat e duhura pasojat në jetët tona do të jenë edhe më të mëdha”, tha Antonio Costa, kryeministër portugez.

Në Britaninë e Madhe, kryeministri Boris Johnson përjashtoi mundësinë e kufizimeve të reja për Anglinë para Krishtlindjeve, por Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut njoftuan kufizime në grumbullimet sociale.

Drejtori i OBSH për Europën paralajmëroi më herët Europën të bëhet gati për stuhinë Omicron, duke u kërkuar qeverive të marrin masat e duhura. Organizata botërore e shëndetësisë thotë se vala e re do të çojë sistemet shëndetësore në prag të kolapsit.   

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *