Lajme

I ftohti përkeqëson shëndetin e të sëmurëve kardiakë

Të sëmurët kardiakë duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë dimrit. Moti i ftohtë i këtyre ditëve shton riskun e infarkteve tek këta pacientë. Mjekja kardiologe e spitalit Hygeia, Jorida Djamandi thotë se kujdes duhet të tregojnë edhe personat që nuk vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

“Është fakt që temperaturat e ulëta shtojnë simptomatikët e sëmundjeve kardiake, përjetojnë më tepër sëmundshmëri në këtë stinë. Ata që janë të sëmurë më përpara dhe që e dinë përjetojnë më shumë dhimbje gjoksi. Kjo nuk do të thotë që të tjerët që nuk kanë sëmundshmëri nuk duhet të kenë kujdes”, shprehet mjekja.

Lexo më shumë  Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

Mjekja tregon disa prej simptomave të cilat nuk duhen neglizhuar. Shfaqja e papritur e dhimbjeve në gjoks, është një sinjal që duhet ti drejtoheni menjëherë mjekut.

“Një dhimbje gjoksi që zgjat më shumë se 10 minuta, që fillon kur del në temperatura të ftohta, është një alarm që duhet të drejtohet te mjeku sepse mund të ketë probleme me enët e gjakut”, thekson mjekja.

Lexo më shumë  Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Grupet e riskut duhet të shmangin sa më shumë ekspozimin në temperatura ekstreme. /

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *