Bota

OBSH: Omicroni mund të kolapsojë sistemin shëndetësor në mbarë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar që pacientët e infektuar me Omicron mund të mbingarkojnë spitalet dhe të kolapsojnë sistemin shëndetësor.

Parashihet që përhapja e variantit të ri të coronavirusit do të mund të shkaktonte një lloj kolapsi shëndetësor, pavarësisht që studimet e kryera nga ekspertët sugjerojnë që pasqyrat klinike të infektuarve me Omicron janë të lehta, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

Nga OBSH kanë konfirmuar se infeksionet me Omicron janë përcjellë me simptoma të lehta, por paralajmërohet se akoma do të jetë numri i madh i të hospitalizuarve, në veçanti tek pacientët e pavaksinuar, që do të mund të nxiste një lloj kaosi në sistemin shëndetësor në mbarë botën, por edhe në dikastere tjera.

Megjithatë, ekspertë të OBSH-së, tregojnë se në Afrikën e Jugut, vend ky ku më 24 dhjetor për herë të parë u shfaq varianti i ri i coronavirusit, është evidentuar zvogëlim i rasteve me Omicron prej 29 për qind.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *