Opinion/Aktualitet

Kur Angela Merkel mendonte për rrymën e Kosovës

Shkruan Enver Robelli

Viti 2015: kur Angela Merkel mendonte për rrymën e Kosovës…

Në mars të vitit 2015, pra para gati 7 viteve, gjermani Volker Harzbecker nga firma Bilfinger Power Solutions kishte një plan: blloqet e vjetra të termocentralit në Obiliq të zëvendësoheshin hap pas hapi me njësi efikase dhe më pak të dëmshme për ambientin.

Më 30 qershor 2015 kancelarja Angela Merkel e priti në Berlin kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa, njëkohësisht shef i LDK-së.

Lexo më shumë  Tentakulat e mafies shqiptare, në mediat ndërkombëtare

Merkel tha: “Para së gjithash dëshirojmë të ndihmojmë sa i përket prodhimit të energjisë.

Këtu është fjala për oferta konkrete të firmës Bilfinger për të modernizuar termocentralin dhe kësisoj për të përgatitur më shumë stabilitet në furnizimin me energji elektrike”.

Pjesa tjetër është histori.
Është edhe hipokrizi.
Jo vetëm e vitit 2021.

Por s’ka fuqi, s’ka kryetar partie, s’ka bandë paramediale, s’ka mafi “publicistike” dhe s’ka legenë portalesh që arrijnë ta varrosin të vërtetën. E vërteta nuk rrëzohet dot! Kurrë!

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *