Bota

OBSH: Në Ukrainë janë shkatërruar 18 spitale nga sulmi rus

Mbrëmjen e së mërkurës është shkatërruar spitali i tetëmbëdhjetë në Ukrainë, për pasojë tre persona, përfshirë një fëmijë, humbën jetën në një zonë ku ishte shpallur armëpushimi për evakuimin e civilëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet se 18 spitale janë sulmuar nga Rusia që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në 24 shkurt.

Mbrëmjen e së mërkurës një spital në Mariupol u shkatërrua pas një sulmi ajror ku humbën jetën 3 persona, mes tyre një fëmijë.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqeshin të largoheshin nga zona e luftimeve, pasi të dy palët ranë dakord për hapjen e korridoreve humanitare.

Sulmi plagosi të paktën 17 persona, mes tyre edhe gra shtatzëna.

Bashkia e Mariupollit tha se ky është spitali i tretë që Rusia ka shkatërruar në këtë qytet.

Rusia insiston se sulmi u krye nga nacionalistët ukrainas, të cilët evakuuan stafin e spitalit dhe më pas e bombarduan 

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

Bashkia tha se 300 shtretër për pacientët e infektuar me Covid-19 janë shkatërruar nga goditjet me artileri, përfshirë një qendër grumbullimi gjaku.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se ka kryer një krim lufte lidhur me spitalin në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *