Bota

OBSh: Duhen 11 miliardë doza deri në shtator për të arritur objektivin e vaksinimit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje sot që vendet e pasura të shpërndajnë vaksinat anti-CoVid-19 për të frenuar pandeminë. Sipas tij deri në muajin shtator duhen shpërndarë 11 miliardë doza në mënyrë që të arrihet objektivi i vaksinimit të të paktën 10% të popullsisë së çdo vendi. 

Shpërndarja e dozave është një zgjidhje afatshkurtër. 75% e 3.5 miliardë vaksinave kanë shkuar aktualisht në vetëm 10 vende

tha ai. 

Apeli i Ghebreyesus vjen ndërkohë që Komisioni Europian ka njoftuar se do të shpërndajë 200 milionë doza deri në fund të vitit. Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se dozat do t’u shkojnë vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *