Kuriozitete

Burri në Alaska shpëtohet nga ariu nga i cili ishte sulmuar për një javë rresht

Një burrë është shpëtuar në Alaska pasi ishte sulmuar dhe ngacmuar nga një ari, për një javë rresht.

Rojet bregdetare amerikane u njoftuan nga një mesazh SOS në një çati të një kasolle, dhe panë një burrë duke tundur krahët në ajër dhe duke kërkuar ndihmë.

Burri u kishte thënë rojeve se ishte sulmuar nga ariu dhe nuk kishte mundur të flinte për disa ditë me radhë, pasi kafsha kthehej vazhdimisht në kamp.

Ai është gjetur nga rojet me mavijosje në gjoks dhe me një këmbë të lënduar.

Helikopteri kishte qenë duke transportuar një ekip shkencëtarësh në një mision kërkimor të jetës së egër kur ata u devijuan nga moti dhe panë mesazhin e ankthit.

Sipas New York Times, burrit pothuajse i kishte mbaruar municioni për armën që posedonte dhe dera e kasolles ku po qëndronte ishte shkëputur, si pasojë e sulmeve të ariut.

Identiteti i burrit nuk është bërë i ditur mirëpo zyrtarët kanë deklaruar se ai është i moshës mes 50 dhe 60 vjeç. Ai është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor ndonëse jeta e tij nuk është në rrezik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *