Lajme

Nuk ndalen milionat për incineratorët, edhe pse nën hetim koncesioni i kryeqytetit merr fonde nga shteti

Incineratorët vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit edhe pas skandalit të fundit, i cili çoi në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Vetëm 3 ditë para ndërrimit të viteve, kundrejt kompanisë koncensionare që ka marrë përsipër ndërtimin e landfillit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve ekzistuese në Tiranë janë kryer dy transferta me vlerë totale, 90 milionë lekë.

Duket se hetimet e nisura nga SPAK dhe akuzat e ngritura për korrupsion, përfshirë dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka ndalur dhënien e parave.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Madje edhe pse së fundi në portale po publikohen të dhëna për pagesat e bëra në media me qëllim për të mos kritikuar koncesionin, nga qeveria nuk është marrë asnjë hap për të verifikuar situatën.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, incineratori i Tiranës i ka marrë buxhetit të shtetit deri më tani 3.6 miliardë lekë.

Kompania “Integrated Energy BV SPV” që ka fituar koncensionin ka administrator shtetasit Arjola Kodra dhe Giuseppe Ciaffaglione.

Kujtojmë se kjo kompani ka fituar koncensionin me vlerë 180 milionë euro ndërkohë që kishte një kapital prej 100 milionë lekësh.

Gjithashtu sipas të dhënave të bëra publike nga Open Data, kompania që u shpall fituese për incineratorin e Tiranës u krijua 1 ditë para se të fitonte tenderin./ora/

Rruga Press

YouTube player