Bota

Evropa regjistron 7 milionë raste brenda javës

Shtatë milionë raste të reja me variantin e ri Omicron janë regjistruar në mbarë Evropën në javën e parë të janarit, apo dyfish më shumë se dy javë më parë, ka bërë të ditur OBSH-ja.

Drejtori për Evropës i OBSh-së, Hans Kluge, ka thënë se 26 shtete në Evropë kanë raportuar se më shumë se 1 për qind e popullsive të tyre janë të infektuara me COVID-19 në secilën javë.

Lexo më shumë  Kancelari gjerman, Scholz ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Ai ka paralajmëruar se tani po bëhet gjithnjë e më vështirë që vendeve anëtare të mos u mbingarkohen sistemet shëndetësore. Kluge ka thënë gjithashtu se sipas projeksioneve të Universitetit të Uashingtonit, më shumë se gjysma e popullsisë së Evropës Perëndimore do të infektohet me COVID-19 gjatë gjashtë apo tetë javëve të ardhshme. OBSH-ja edhe një herë ka bërë thirrje për vaksinim për shkak se vala e re e Omicronit do të shtojë numrin e rasteve fatale. Në Danimarkë është gjashtë fish më i lartë numri i atyre që janë shtruar në spital e që nuk e kishin marrë vaksinën.

Lexo më shumë  Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” – pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player