KryesoreOpinion/Aktualitet

Nuk kalon një ditë që nuk përpiqen të gjejnë një bisht sado i largët që të jetë me qëllim që t’ia mbështjellin një etiketë korruptive kësaj Qeverie

Shkruan Xhevdet Pozhari

E shoh se ka nisur një demonizim i njerëzve që në çfarëdo mënyre kanë një lidhje direkte apo të tërthortë me Vetëvendosjen. Nëse gjendet një vegëz në brez të shtatë dhe ke njëfarë pushteti, qaq duhet që të kryqëzohesh.

1. Veç sa nuk po e thonë haptazi se mundesh me qenë me cilëndo parti e me udhëheq institucione të rëndësishme, por nëse edhe rojtar punon në një institucion dhe ke ndonjë lidhje me dikë të Vetëvendosjes, sado e largët të jetë ajo lidhje, të ka rru dreqi!

2. E them me përgjegjësi të plotë: në të gjitha konkurset publike janë diskriminuar njerëzit e afërt me Vetëvendosjen shkaku i këtij narracioni. Aq sa shumë prej tyre janë dëshpëruar me të drejtë sepse kanë thënë pse të jem përkrahës i kësaj partie kur diskriminohem në të gjitha rrethana, tash pse i kam përkrahur këta, e dikur pse të tjerët e mbipopullonin çdo pore të administratës shtetërore.

3. Nuk kalon një ditë që nuk përpiqen të gjejnë një bisht sado i largët që të jetë me qëllim që t’ia mbështjellin një etiketë korruptive kësaj Qeverie.

Lexo më shumë  Në pritje të Kushtetueses, Zhupa: Me ligjin e zonave të mbrojtura, praktikisht nuk ka më zona të mbrojtura në Shqipëri

Kjo do të ishte shumë e shëndoshë nëse me të njëjtën peshore do t’i matnin të gjithë të tjerët që kanë pushtet. Por, jo, target është Vetëvendosja. Ma saktë, Albin Kurti.

4. Askush nuk don ta sheh se çfarë ndodhë në qeverisje komunale, nepotizmin, tenderët e majmë me çmime astronomike që jepen për punë të cilat kushtojnë shumë më lirë.

5. Sot veç me i hap formularët e pasurive të politikanëve e kupton fare lehtë se ku janë instaluar bashkëshortët/et e tyre, të afërmit e tyre. Me e shtri vëzhgimin deri tek brezi i shtatë (siç kanë predispozitën për VV), do të del që edhe nëpër kabinete të ministrave punojnë njerëz që janë familjarë të opozitarëve, e lërë më poshtë në hierarki.

6. Po përpiqen ta paraqesin këtë Qeveri të zhytur në aferat e rrymës. Shkas e marrin shtrenjtimin e rrymës. Kjo do të ishte e vërtetë nëse çmimi do të rritej veç në Kosovë, e jo edhe në krejt shtetet tjera të rajonit. Do të kishte bazë për dyshime nëse tek ne një mgw do të kushtonte më shtrenjt sesa kudo tjetër. Por, ja që është e kundërta. Çdokund tjetër përreth kushton më shtrenjt se në Kosovë.

Lexo më shumë  Ministria e Industrisë merr vendim për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës

7. Po përpiqen të thonë se kalimi i kompanive të mëdha në treg të hapur i rrezikon bizneset, i shtrenjton produktet. Askush nuk e përmend atë që dihet publikisht – vet e kanë kërkuar me ngulm liberalizimin e tregut, ndërsa shtrenjtimi i rrymës ka ndikim minimal në çmim të prodhimit.

8. E, tash një të vërtetë më brutale: Sikur Albin Kurti të ishte i tillë siç mundohen natë e ditë ta shpallin, do të fillonte qëmoti lidhjet me biznes-interesat, oligarkinë. Siç kanë vepruar thuajse krjet parardhësit e tij pa përjashtim.

9. Por, jo! Albin Kurti po luftohet pamëshirshëm veç pse çdo ditë po ua bën me dije çdonjërit se asgjë nuk është më e rëndësishme se shteti, edhe nëse ai është shtet i brishtë siç është Kosova. Madje, as ai vet.

10. Dhe, në emër të kësaj, ka ende disa idealistë të papërmirësueshëm si puna ime që herë pas herë detyrohemi të dalim nga petku i të paanshmit dhe ta përkrahim, madje edhe me kushtin që të quhemi me lloj lloj epitetesh, e mos të kemi asnjë interes tjetër përveçse ta shohim këtë vend të banueshëm për brezat që do të vijnë.

Rruga Press

YouTube player