Lajme

Nuk ka kuorum për votimin e Bordit të RTK-së, Konjufca thotë: Bojkot i qëllimshëm nga deputetët

Seanca e Kuvendi të Kosovës ka përfunduar në mungesë kuorumipër votim.

Për votim ishte pika e fundit e rendit të ditës, e cila ishte “Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës”.

Ndaj papërgjegjësisë së deputetëve për mospjesëmarrje në seancë ka reaguar kryekuvendari Konjufca i cili tha se mos pjesëmarrja e deputetëve të opozitës për votim të kësaj seance është  e qëllimshme.

Lexo më shumë  Për një ditë, 29 serbë konvertuan patentë shoferët ilegalë në RKS

“Mendoj se mospjesëmarrja e deputetëve është bojkot i qëllimshëm, nuk ka kushte për mbajtje të kësaj seance na duhet ta shtyjmë për një datë tjetër”, u shpreh kryekuvendari Konjufca

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *