KryesoreLajme

“Nuk do të ndalet kthimi i qytetarëve në veri”, Fitore Pacolli dënon sulmin ndaj familjes Berisha në Zveçan

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka dënuar sulmin ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan, duke thënë se asnjë akt barbar nuk do ta ndalë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Pacolli ka thënë se sulmi është një akt i papranueshëm që synon të krijojë frikë dhe pasiguri te familjet shqiptare që po rikthehen në pronat e tyre.

“Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan. Ky është një akt i papranueshëm që synon të krijojë frikë dhe pasiguri te familjet shqiptare që po rikthehen në pronat e tyre”, ka shkruar Pacolli.

Lexo më shumë  Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh

Ajo ka bërë të ditur se familja Berisha është përfituese e projektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive.

“Këto sulme qyqare nuk do të ndalin as kthimin e familjeve dhe as zbatimin e projektit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë me përkushtim realizimin e këtij programi, në çdo pjesë të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ministrja Pacolli.

Lexo më shumë  Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji

Sipas saj, sulme të tilla kanë për qëllim pengimin e politikave shtetërore që garantojnë të drejtën e qytetarëve për t’u kthyer dhe për të jetuar në pronat e tyre.

Pacolli ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të zbardhet sa më parë dhe autorët e sulmit të përballen me drejtësinë.

YouTube player