Lajme

“NJËZET VJET NË KËRKIM TË FËMIJËVE DHE BURRIT TË SAJ”, MEDIUMI BRITANIK I KUSHTON ARTIKULL FERDONIJE QERKEZIT

Mediumi britanik “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull Ferdonije Qerkezit, nënës e cila tash e njëzet vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk di gjë për fatin e katër djemve dhe burrit të saj.

Këtu Qerkezi kujton çdo detaj të ditës kur policia serbe ia mori familjen e saj. Ajo kujton se si një oficer serb urdhëroi burrin e saj Halimin dhe dy burra të tjerë të dilnin jashtë, e më pas u kthye dhe i mori djemtë e saj Artarin, Armandin, Ardianin dhe Edmundin.

“Shpirti im nuk do të ketë kurrë paqe”, tha Qerkezi. Ajo ka ruajtur shtëpinë e zbrazët të familjes në përpjekje për t’u kapur pas kujtimit të bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, shkruan The Telegraph.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

“Komuniteti ndërkombëtar na bën thirrje që të shikojmë nga e ardhmja dhe të harrojmë të kaluarën. Por si mund të harroj pesë anëtarët e familjes sime që u vranë? I dërguam dokumente Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Duket sikur ata thjesht nuk u interesuan”, ka thënë Qerkezi.

Sipas The Telegraph në dy dekada që nga përfundimi i luftës, ekipet e mjekësisë ligjore kanë zbuluar qindra trupa në varreza masive të shumta të pashënuara në Kosovë dhe Serbi. Në vitin 2005, eshtrat e Artan dhe Edmund Qerkezit u gjetën në vende të veçanta pranë qytetit të Prizrenit.

Dragan, emri i parë me të cilin Qerkezi njihte oficerin e policisë që udhëhoqi grupin që arrestoi familjen e saj, ishte një polic i njohur vendas. Pas luftës ai u largua nga Kosova. Ndërkaq Qerkezi dyshon se ai është në Mal të Zi apo në Serbi, sipas Qerkezit ai po mbrohet nga autoritetet atje.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Rreth 13 mijë njerëz u vranë në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë. Kjo përpara se konflikti të përfundonte me ndërhyrjen e NATO-s.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *