Lajme

Njësia Speciale niset për në veri të Kosovës

Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar protesta të premten lidhur me kundërshtimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë në formën siç kërkon Serbia.

Mediat në Kosovë gjatë të premtes kanë raportuar se Kosova po dërgon Njësinë e saj Speciale në veri për shkak të këtyre protestave.

Mirëpo, Policia e Kosovës e mohon se Njësia Speciale ka shkuar sot në drejtim të veriut për ndonjë aktivitet të caktuar.

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për KOHËN se lëvizjet e Njësisë Speciale janë të zakonshme.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani.

Lexo më shumë  Pacolli: Nga e hëna nis zbatimi i projektit të banimit social

Ndërkohë, KOHA ka mësuar jozyrtarisht se protesta e serbëve në veri pritet të fillojë në ora 12:00 dhe do të zhvillohet në formë ecjeje në sheshin “Car Lazar”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *