KryesoreLajme

Një tjetër skandal: Drejtori Rajonal për Kufi, Nexhmi Krasniqi merr pjesë në tubimet e PDK-së në Prizren

Kosovanews dje raportoi për përfshirjen e zyrtarëve të lartë policor në fushatën elektorale të PDK-së ku hetuesi policor Idriz Gashi kishte marrë pjesë në tubimin e PDK-së në fshatin Rrezallë të Skenderajt ku ishte i pranishëm edhe Sami Lushtaku.

Edhe pse  me ligj dhe rregulloret e  brendshme të Policisë së Kosovës pjestarët e policisë i kanë të kufizuara aktivitetet dhe pjesëmarrjet nëpër tubimet e partive politike, kjo gjë duket se nuk po i pengon që të marrin pjesë madje edhe udhëheqësit e policisë.

Partia Demokratike e Kosovës edhe pse tashmë ndodhet në opozitë  duket se ka lënë rrënjë të thella në politizimin e Policisë së Kosovës dhe vendosjen e njerëzve të saj të besuar në pozicionet kyçe të policisë.

KosovaNews ka zbuluar edhe një rast akoma më skandaloz të përfshirjes së udhëheqësve të policisë në fushatën elektorale të PDK-së .

Lexo më shumë  Britania e Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit

Bëhet fjalë për Nexhmi Krasniqin i cili aktualisht është drejtor rajonal për kufirin përendimor në kuadër të Policisë Kufitare të Kosovës.

Në disa të fotografi të publikuara nga kandidati për deputet i PDK-së Fatbardh Rexha në një tubim në Prizren shihet edhe Nexhmi Krasniqi që dikur ishte edhe Drejtor Rajonal i Policisë së Prizrenit. Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe kandidati tjetër për deputet i PDK-së Nait Hasani ish ambasador i Kosovës në Shqipëri.

“Në Prizrenin e bukur e historik bashk me Nait Hasanin u prita me shumë ngrohtësi dhe entuziazëm për fitoren e Partisë Demokratike te Kosovës dhe Bedri Hamzës Kryeministër” thuhet ndër të tjera në postimin e z.Rexha

Edhe pse në publikimin e fotografive z.Rexhaj është përkujdesur që mos ta fokusoj pjesëmarrjen e Nexhmi Krasniqit në këtë tubim, ai duket qartazi në qoshin e fotografisë në të majtë.

Përndryshe Nexhmi Krasniqi është përfolur disa herë nëpër media si i përfshirë në lidhje me grupet kriminale që operonin në rajonin  e Prizrenit, mediat ai kishin publikuar fotografi të z.Krasniqi i shoqëruar me njerëz të dënuar për drogë.
Në vitin 2015 Krasniqi ishte suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës pas raportimeve të disa qytetarëve për dyshimet në lidhje me grupet e haraqit dhe fajdeve,  ai ishte bërë cak i hetimeve të Prokurorisë Speciale dhe Euleksit mirëpo këto hetime kishin dështuar për shkak të dekonspirimit të hetimit.

Lexo më shumë  Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Gjithashtu Nexhmi Krasniqi kishte qenë në shënjestër të akuzave të Lëvizjes Vetvendosje në vitin 2016 në lidhje me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari pasiqë kishte dhënë deklarata kontraverse duke thënë se Dehari kishte vdekur nga mbidoza e medikamenteve. /kosovanews/

YouTube player