Sport

Një tjetër ekip i madh futet në garë për Myrto Uzunin

Myrto Uzuni ka bërë sezonin më të mirë të karrierës së tij. Ai ka realizuar 21 gola me ekipin e Granadës dhe kryesuar në renditjen e golashënuesve më të mirë në La Liga 2. Sulmuesi 27-vjeçar po kërkohet nga shumë skuadra, teksa së fundmi në garë është futur edhe Sevilla.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Sevilla e ka ndjekur në disa ndeshje Uzunin dhe janë gati që ta transferojnë merkaton e verës. Megjithatë, për blerjen e sulmuesit shqiptar, Sevilla shpreson që Granada të mos ngjitet vetë në elitë, teksa për momentin ndodhet në vendin e tretë, por shumë pranë dy vendeve të para, që ngjiten direkt.

Kjo pasi në klauzolën e kontratës së tij është vendosur që shifra e largimit shkon në 25 milionë euro nëse Granada ngjitet në elitën e futbollit spanjoll.

Shpenzim që Sevilla nuk është gati ta bëjë, ndonëse futbollisti raportohet nga mediat spanjolle se është i tërhequr nga ideja për të luajtur me klubin i cili mban numrin rekord të gjashtë trofeve të fituar në Europa League dhe është sërish në gjysmëfinale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *