Lajme

Parlamenti Europian miraton raportet për Kosovën e Serbinë: Moska kërcënim!

Parlamenti Europian ngre alarmin se Rusia po përdor ndikimin në Serbi me qëllim krijimin e tensioneve në rajonin e Ballkanit. PE miratoi dhe raportet e ndara për Kosovën e Serbinë, ku po ashtu përmendet ndikimi rus në Beograd, ndërsa vendeve u bëhet e qartë se integrimi do të varet nga dialogu.

Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian do të varet nga sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave themelore dhe dialogu me Serbinë.

Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin për Kosovën, ku i bën thirrje edhe Beogradit të që angazhohen me mirëbesim dhe frymë kompromisi për marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme në njohjen reciproke.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Ndërsa në Raportin për Serbinë, dhe në një tjetër dokument për ndërhyrjen e huaj në Ballkanin Perëndimor, Parlamenti Europian kritikon Beogradin zyrtar për afërsinë me Rusinë refuzimin e aplikimit të sanksioneve.

PE paralajmëron për ndërhyrjen ruse për krijim tensionesh në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia përdor ndikimin e saj në Serbi duke u përpjekur të destabilizojë dhe ndërhyjë në shtetet sovrane fqinje: në Bosnje nëpërmjet Republika Srpskas, në Mal të Zi nëpërmjet ndjenjave pro-serbe të vendit si dhe kishës ortodokse serbe, ndërsa në Kosovë duke shfrytëzuar dhe ndezur kontestet ekzistuese në veri të Kosovës”, thuhet ne raport.

Dokumenti dënon gjithashtu përpjekjet e Moskës për të ushtruar ndikim mbi Ballkanin Perëndimor, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të promovuar autoritarizëm më gjerë në Evropë.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Komisioni për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian ka miratuar propozimet për tu përballur me ata që i cilësojnë aktorët destabilizues, Rusinë dhe Kinën.

Sipas raportit të prezantuar më herët këto dy vende kanë manipuluar informacionet për publikun me qëllim për të ndërhyrë në proceset demokratike duke cënuar paqen dhe stabilitetin, akte të cilat pritet të vazhdojnë me intensitet në rritje në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në vitin 2024.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *