Bota

A po i fsheh Putini trupat e të vràrève? Gjenden në Siberi vàrret e 200 trupave të vràrè Wagner

Faqja e lajmeve me bazë në Siberi, Tayga.info, raportoi se në një varrezë në Siberi janë zbuluar më shumë se 200 varre të trupave të vrarë të grupit Wagner.

Javën e kaluar dolën raportime se në rajonin siberian Irkutsk ishte gjetur një varrezë me 53 luftëtarë të vdekur nga grupi mercenar rus Wagner.

Tani, varret më të reja të gërmuara në qytetin e Novosibirsk pasqyrojnë numrin gjithnjë në rritje të luftëtarëve të vdekur që grupi mercenar.

Lexo më shumë  Ndalohen dy rus në Jarinjë

Tayga.info raporton se shumë nga luftëtarët e vdekur nuk figurojnë në listat zyrtare të të vdekurve të Rusisë.

Grupi Wagner është në pronësi private, por menaxhimi dhe operacionet e tij janë “të ndërlidhur thellë” me ushtrinë dhe inteligjencën ruse, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), një institut amerikan.

Grupi mercenar drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, i cili dikur njihej si “kuzhinieri i Putinit”.

Lexo më shumë  Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *