Kuriozitete

Një skelet i pjesshëm zbulon sulmin më të vjetër në botë të peshkaqenëve

Diku në brigjet juglindore të Japonisë rreth 3,000 vjet më parë, një peshkaqen sulmoi dhe vrau një burrë që me gjasë po peshkonte ose po zhytej.

Më pas, hamendësohet se shokët e peshkimit të viktimës e sollën trupin, minus këmbën e djathtë dhe dorën e majtë, përsëri në tokë për varrim. Këtë skenar të tmerrshëm e zbuloi një analizë e skeletit të pjesshëm të atij njeriu fatkeq.


Ky individ nga kultura e lashtë Jōmon e Japonisë, përfaqëson viktimën më të vjetër njerëzore të njohur nga një sulm peshkaqeni, thotë arkeologu J. Alyssa White i Universitetit të Oksfordit dhe kolegët e tij.


Vdekja e tij duhet të ketë ndodhur nga 3,391 në 3,031 vjet më parë, raportojnë studiuesit në Gazetën e Shkencës Arkeologjike.


Më parë, një skelet afërsisht 1000-vjeçar i një peshkatari në Porto Riko ishte skeleti më i vjetër, i cili shfaqte shenjat më të hershme të një takimi me një peshkaqen.


Një numër suhumë i madh i dhëmbëve të peshkaqenëve të gjetur në disa lokacione në Jōmon na bëjnë të mendojmë se peshkaqenët janë gjuajtur, ndoshta duke i tërhequr ata me gjak gjatë peshkimit në det.


Por, sulmet e paprovokuar të peshkaqenëve do të kenë qenë tepër të rralla, pasi peshkaqenët nuk kanë tendencë që t’i piketojnë njerëzit si pre, “thotë White./Science News

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *