Kuriozitete

2 shenja të thjeshta që tregojnë mungesën e vitaminës B12

Deri në një të katërtën e njerëzve mund të kenë mungesë të vitaminës B12.


Ankthi dhe halucinacionet mund të jenë shenja të mungesës serioze të vitaminës B12.


Por, këto nuk janë të vetmet simptoma psikologjike që janë lidhur me mungesën e vitaminës B12.


Depresioni dhe problemet e kujtesës janë gjithashtu të lidhura me mungesën e kësaj vitamine vitale.


Midis të rriturve më të moshuar, deri në një të katërtën e njerëzve mund të kenë mungesë të vitaminës B12.


Sidoqoftë, niveli i mungesës në mesin e popullatës së përgjithshme është ndoshta më afër nivelit një në dhjetë vetë.


Së bashku me të moshuarit, të tjerët që mund të kenë vështirësi në marrjen e mjaftueshme të vitaminës B12 janë vegjetarianët dhe ata me disa çrregullime të tretjes, të tilla si sëmundja Crohn.


Mungesa e vitaminës B12 korrigjohet me shtesa ose me ndryshime në dietë.


Trupi përdor vitaminën B12 për të bërë qelizat e kuqe të gjakut dhe për të mbajtur të shëndetshëm sistemin nervor.


Nivelet e vitaminës B12 mund të rriten përmes suplementeve ose duke ngrënë ushqime të tilla si qumështi, mëlçia, salmoni dhe vezët.


Drithërat e pasuruar të vaktit të mëngjesit përmbajnë gjithashtu vitaminë B12.


Përfundimet vijnë nga një studim i bërë me 1,079 të moshuar në Gjermani.


Studiuesit zbuluan se 27% e tyre kishin mungesë të vitaminës B12.


U zbulua poashtu se më shumë se gjysma kishin mungesë të vitaminës D.


Dr. Barbara Thorand, bashkëautore e studimit, tha:


“Studimi ynë tregon poashtu se marrja e rregullt e suplementeve që përmbajnë vitamina shkon në një linjë me nivelet e përmirësuara të vitaminave përkatëse. Sidoqoftë, suplementet që përmbajnë vitamina nuk janë një ilaç universal dhe kujdes duhet të kenë veçanërisht njerëzit e moshuar për mbajtjen e një diete të shëndetshme dhe ushqyese.”/Spring.org

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *