Kuriozitete

Një shpjegim për evolucionin e shkrimit

Shkrimi u shpik për herë të parë në Lindjen e Mesme, para më shumë se 5 mijë vjetësh. Më vonë, ai do të shpikej edhe në Kinë dhe Amerikën Qendrore. Pavarësisht se sot shkrimi qëndron në bazë të pothuajse të gjitha aktiviteteve njerëzore, që nga edukimi, te sistemet politike dhe kodimi i kompjuterave, gjurmët e tij të para janë fragmetare. Studiuesit e Institutit Max Plank për Shkencat dhe Historinë Njerëzore në Gjermani kanë marrë në shqyrtim një sistem të rrallë shkrimi afrikan.

Mund të duket e çuditshme, por ky shkrim i përket shekullit XIX. Shkrimi Vai i Liberisë u krijua në 1834 nga tetë burra krejtësisht analfabetë që shkruanin me bojë të bërë nga manaferrat”, thotë autori kryesor dr. Piers Kelly, tani në Universitetin e New England, Australi. Gjuha vai nuk ishte shkruar kurrë më parë.

Sipas mësuesit të Vai-t, Bai Leesor Sherman, shkrimi i mësohej gjithmonë në mënyrë joformale nga një mësues i ditur një nxënësi. Ky shkrim mbetet aq i suksesshëm, sa sot përdoret edhe për të komunikuar mesazhe shëndetësore pandemike.

Shkalla e tij e izolimit dhe mënyrë si është zhvilluar deri në ditët e sotme mund të na thotë diçka të rëndësishme për atë se si shkrimi evoluon në kohë. Hipotezë më e përhapur është ajo e evoluimit të figurave në shenja. Por në shkrimin e hershëm shfaqen shumë shkronja në forma abstrakte. Dhe kjo të bën të mendosh se shenjat shfaqen fillimisht realtivisht komplekse dhe më pas bëhen më të thjeshta duke kaluar nga brezi në brez. Ky është përfundimi në të cilin arritën studiuesit pasi analizuan evolucionin e 200 rrokjeve përgjatë historisë.

Shpikësit origjinalë u frymëzuan nga ëndrrat për të dizajnuar shenja individuale për secilën rrokje të gjuhës së tyre. Njëra përfaqëson një grua shtatzënë, tjetra është një skllav i lidhur me zinxhirë, të tjerët janë marrë nga emblemat tradicionale. Kur këto shenja u aplikuan për të shkruar rrokje të folura, që atëherë u mësoheshin të rinjve, ato u bënë më të thjeshta, më sistematike dhe më të ngjashme me njëra-tjetrën”, thotë dr. Piers Kelly, autor i studimit, i cili u publikua në Current Anthropology.

YouTube player