BallinaBota

Një re gjigante gazi dhe tymi mbulon zonën, panik tek banorët

Me mijëra njerëz janë evakuuar nga zona përreth vullkanit Levotolo të Indonezisë, i cili shpërtheu të dielën , për të shmangur tymin dhe gazrat helmues që u çliruan.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët lidhur me gazet helmuese. Indonezia ka vullkanet më aktive në botë, në këtë vend numërohen rreth 130 vullkane aktive për shkak të pozicionit që ka në “Unazën e Zjarrit” në oqeanin Paqësor.

Lexo më shumë  Rusia kërcënon NATO-n nëse dërgon trupa në Ukrainë

Vullkani lëshoi një shtëllungë të madhe tymi dhe hiri ndërsa autoritetet mbyllën aeroportin lokal dhe lëshuan një paralajmërim për të gjithë avionët që fluturojnë në zonë.



Shpërthimi nuk shkaktoi ndonjë dëmtim në këtë zonë të izoluar të arkipelagut në Azinë Juglindore. Alarmi, megjithatë, u ngrit në nivelin e dytë ndërsa ekspertët paralajmëruan për rrjedhje të llavës.

Autoritetet ndaluan hyrjen në një rreze prej katër kilometrash rreth kraterit dhe u kërkuan avionëve të mos fluturonin pranë zonës për shkak të hirit vullkanik. /abcnews

Lexo më shumë  Dodiku e thot haptazi: Na ka mbetur edhe një luftë – çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina
YouTube player