Bota

Një ministre gjermane viziton Tajvanin pas 26 vjetësh, ‘kërcënon’ Kina

Ministrja e Arsimit të Gjermanisë ka zhvilluar së fundmi një vizitë në Tajvan, duke ngjallur reagime të ashpra të Pekinit.

Ministrja Bettina Stark-Watzinger nënshkroi Marrëveshjen për shkencë dhe teknologji me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Tajvanit, në ditën e parë të vizitës së saj zyrtare.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Taipej, Stark-Watzinger tha se ndihej e vlerësuar nga fakti që ishte ministrja e parë gjermane që ka vizituar ishullin në më shumë se dy dekada.

Lexo më shumë  Ambasada amerikane në Ukrainë ka paralajmëruar për një sulm serioz ajror që mund të ndodhë në ditët në vijim

“Është kënaqësi dhe nder i madh për mua. Kjo marrëveshje është për përforcimin e bashkëpunimit në bazë të vlerave demokratike, transparencës, reciprocitetit dhe lirisë shkencore”, tha ajo.

Vizita e saj vjen pasi dy muaj më parë një delegacion i lartë i Parlamentit gjerman udhëtoi për në Tajvan, një lëvizje që u kritikua ashpër nga Pekini.

Stark-Watzinger, nuk pranoi të komentonte zhvillimet gjeopolitike, si dhe kundërshtitë e Pekinit për vizitën e saj në ishull.

Lexo më shumë  Pas sulmeve në det, Trumpi: Tani do fillojmë të godasim kartelet e Meksikës

Kina e cilëson këtë ishull të vetëqeverisur si pjesë të territorit të saj dhe ka kërcënuar se do ta marrë me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Sa herë ka pasur vizita në Tajvan të zyrtarëve të huaj, Kina ka shfaqur forcën e saj ushtarake dhe ka rritur presionin diplomatik dhe ekonomik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *