KryesoreOpinion/Aktualitet

Një kryeministër-fëmijë

Shkruan Silvana Kola Loka

Ka një libër-teori shumë interesante në lëmin e psikologjisë me titullin “Games people play” (Lojërat që njerëzit luajnë), sipas të cilës secili nga ne luan role të ndryshme në këtë ‘lojën e madhe që quhet jetë’.

Sipas teoricienit të saj, Erik Bern, secili nga ne, përgjatë gjithë jetës, luan rolin e fëmijës, prindit apo të rriturit, sipas situatës sociale që na paraqitet.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Unë besoj se të gjithë ne mbetemi nga pak fëmijë edhe kur bëhemi krejt të moshuar. Vetëm se, maturimi dëshmohet kur e luajmë rolin e fëmijës në momentin e duhur, për veten dhe shoqërinë.

Një kryeministër i veshur me kostum, brenda mureve të një institucioni mëse zyrtar, që luan ‘fëmijën’, është në rastin më të mirë një njeri i papjekur, dhe në rastin më të keq një delirant krejt i shkëputur nga realiteti. Në të dyja rastet, një kryeministër i tillë është veçse i papërshtatshëm!

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Një kryeministër që luan fëmijën mund të merret po aq seriozisht sa një fëmijë që luan kryeministrin!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *