Bota

“Një hap drejt jetës normale”, Portugalia vendos të heqë kufizimet kundër COVID-19

Portugalia ka njoftuar se do të heqë kufizimet kundër koronavirusit. Ky vendim i qeverisë portugeze ka ardhur pasi u shënua një rënie e infektimeve gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore raportuar 16, 500 të infektuar , shifra këto në rënie në krahasim me muajin e kaluar ku u regjistruan më shumë se 50, 000 raste të reja.

Tashmë nuk do të duhet një certifikatë vaksinimi për të hyrë në restorante, bare , klube . Gjithashtu nuk do të ketë më kufizime për grumbullimet në hapësira publike.

Lexo më shumë  Paralajmëron Macron: Evropa mund të vdesë

Ndërkaq pavarësisht heqjes së masave, maskat do të duhet të mbahen ende në ambiente të mbyllura, dhe se certifikata e vaksinimit është e vlefshme gjatë vizitave në spital.

Nga ana e saj zëdhënësja e kabinetit Miriana Vieria da Silva, theksoi se ky është një hap drejt jetës normale.

“Ky është një hap drejt jetës normalë, që dy vite më parë na u rrëmbye”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *