BotaKryesore

Një foshnje u lind mbrëmë në metronë që po shfrytëzohet si strehë në Kiev

Një foshnje ka lindur në metronë e Kievit, që tash po përdoret si strehim ndaj bombave, gjatë natës së 25 shkurtit, ka raportuar The Kyiv Independent.

Mes sulmeve ajrore të vazhdueshme nga Rusia kundër Ukrainës, njerëzit në vend janë strehuar nën tokë dhe në stacionet e metrosë.

Është dita e tretë prej kur Rusia filloi sulmin në Ukrainë dhe trupat ruse raportohet se janë afër qendrës së kryeqytetit. Presidentit ukrainas i është ofruar mundësia për t’u evakuuar, por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Volodymyr Zelensky ka thënë se do të qëndrojë në vendin e tij.

Lexo më shumë  Propaganda për vagonët? Rizvanolli shpalos dokumentet: Vagonët u dërguan në Serbi për riparim që në vitin 2017, kur ministër ishte Pal Lekaj

Sulmet kanë rezultuar në qindra viktima dhe goditën ura, shkolla dhe ndërtesa banimi.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti për varrezat masive në Zubin Potok: Serbia t’i hapë arkivat, familjet nuk mund të presin edhe 18 vjet
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *