Bota

Një fluturake pa pilot, me eksploziv, gjendet në territorin e Bullgarisë – thuhet se “kishte lidhje me luftën në Ukrainë”

Një dron me origjinë të panjohur dhe sipas informacioneve të pakonfirmuara me mjet shpërthyes është gjetur në brigjet e Tyulenovo, Bullgari.

Sipas mediave të huaja, fluturakja pa pilot është gjetur rastësisht mbrëmë vonë.

Nuk është e qartë se si droni përfundoi në bregun bullgar dhe gjithashtu nuk ka asnjë informacion për pronësinë e dronit.

Sidoqoftë, pas informatave të marra nga ekipet e emergjencës, zona është rrethuar.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

I pyetur nëse dihet origjina e dronit, kryebashkiaku i Shabla, Marijan Zheçev, komentoi se “nga sa shihet nga larg, është një nga ata që janë përdorur në luftën në Ukrainë”.

E ministri i Mbrojtjes, Todor Tagarev ka thënë se: “Ne me siguri mund të supozojmë se ai (droni) është i lidhur me luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës”.

Lexo më shumë  Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Ndërkohë është bërë e ditur se një ekip i specializuar i Marinës neutralizoi pajisjen në orën 11:00 të mëngjesit të sotëm, më 18 shtator, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Rruga Press

YouTube player