Lajme

Mexhiti: Ministria e Shëndetësisë nisi rritjen e buxhetit për blerjen e pajisjeve nga 2.6 në pesë milionë euro

Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar rritjen e buxhetit për blerjen e pajisjeve nga 2.6 në pesë milionë euro. Kjo është dyfishi i fondeve dhe unë jam krenar për këtë. Vendosmëria jonë është që të përshpejtojmë rikonstruksionet, prokurimin e pajisjeve, sepse arsyeja kryesore e pakënaqësisë me shëndetin publik është infrastruktura dhe kushtet e këqija. Këtë, ndër të tjera, e theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në konferencën e sotme për media.

Ai foli për sfidat aktuale në shëndetësi dhe prezantoi se çfarë është në fokus të punës së Ministrisë që ai drejton.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci pjesëmarrës në konferencën e ‘Kartës së Adriatikut’

Mexhiti bëri të ditur se parashihet një dinamikë e re në ndërtimin dhe renovimin e objekteve shëndetësore, ndërsa informoi se po kalojnë edhe afatet ligjore për zhbllokimin e projekteve të ngecura me dekada, siç janë spitalet në Shtip dhe Kërçovë. Ai theksoi se strategjia për riorganizim të ri të institucioneve shëndetësore dhe sistematizimin e vendeve të punës, si dhe strategjia për mbajtjen e mjekëve të rinj në vend është në fazën përfundimtare. Ministri paralajmëroi gjithashtu një praktikë të re për raportimin e abuzimeve të mundshme në shëndetësi.

-Si kurrë më parë do të ketë një praktikë të re për punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, kur ne vetë të mbledhim informacion të saktë, ju garantoj personalisht këtu dhe para publikut, si ministër do të shkoj personalisht në Prokurori dhe të dorëzojë të gjithë dokumentacionin për abuzime të mundshme, nënvizoi ai Mexhiti.

Lexo më shumë  Osmani takon Metsolan, e informon për "lidhjet e qarta të Serbisë me sulmet në veri"

Ai tha se është shumë e rëndësishme që pacientët të kenë besim te mjekët dhe që të gjithë profesionistët e shëndetësisë të mos futen në të njëjtin shportë, duke theksuar se gjithçka do të bëhet pas rastit të Onkologjisë, për të rikthyer besimin e pacientëve në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Rruga Press

YouTube player