BallinaLajme

Një ditë pas shoqërimit në komisariat, arrestohet ish-gjyqtari i Apelit

Ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Alaudin Malaj është arrestuar nga policia. Ai u shoqëruar një ditë më parë nga uniformat blu të kryeqytetit pas një konflikti me djemtë e tij në zonën e parkut të Liqenit Artificial për pronësinë e një makine.

Arrestimi i Malajt vjen pas kallëzimit të bërë nga djemtë e tij në komisariatin nr.2, në Tiranë. Ndaj ish-kreut të Apelit Tiranë tashme rëndojnë akuzat “Dhunë në familje e përsëritur”, “Dhunë në familje në prani të të miturve”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

YouTube player