KryesoreLajme

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës Kijevë–Malishevë, investim 2.4 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë, projekt që kap vlerën prej 2.4 milionë eurosh dhe që përfshin rehabilitimin e mbi 11 kilometrave rrugë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se projekti paraqet një investim të rëndësishëm për banorët e Malishevës dhe zonës së Llapushës, derisa theksoi se punët infrastrukturore do të vazhdojnë pavarësisht zhvillimeve politike në vend.

Lexo më shumë  Artur Shehu, ndërtimet në bregdet me para droge dhe presionet politike: Mediat ndërkombëtare "bombardojnë" SPAK-un me pyetje, mes tyre Wall Street Journal e Daily Mail

“Fillimin e punimeve në rindërtimin e një rruge tejet të rëndësishme, të një projekti infrastrukturor jetik për banorët e kësaj zone dhe jo vetëm. Ju e dini që janë bërë shumë përpjekje për të na ndalur dhe për ta ndalur mandatin që populli na dha në masën më të madhe në Kosovën e pasluftës, por ne nuk i ndalim punët e reja, të mira e gjithsesi të dobishme për qytetarët e Republikës.

Me rindërtimin e rrugës Kijevë–Malishevë, si Qeveri e Republikës së Kosovës po bëjmë një investim tejet të rëndësishëm për banorët e Malishevës dhe të mbarë zonës së Llapushës e më gjerë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player