Lajme

Nisin protestat për rrëzimin e Abazoviqit, partia e Gjukanoviqit paralajmëron kryeministrin shqiptar

Partia e presidentit malazez Millo Gjukanoviq do ta nisë sot një nismë për votëbesimin ndaj Qeverisë së Malit të Zi, të udhëhequr nga Dritan Abazoviqi, ndërkohë që dhjetëra qytetarë tashmë janë grumbulluar për të protestuar kundër marrëveshjes së nënshkruar me Kishën Ortodokse Serbe.

Nga partia e Gjukanoviqit kanë deklaruar në llogarinë e tyre në Twitter se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që besojnë se qeveria është e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare të Malit të Zi.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, theksuan ata.

Lexo më shumë  Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në Kroaci

Marrëveshja Themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe u nënshkrua në ora 10:00 në Podgoricë.

Ndërkohë, Vijesti raporton se disa dhjetëra qytetarë po protestojnë në Podgoricë.

Aktivisti qytetar Alelsandar Sasha Zekoviq u tha gazetarëve se Abazoviqi tregoi sot që udhëheq një politikë jotransparente dhe i trajton qytetarët në mënyrë tinëzare.

Këtë nuk e bën qeveria që pretendon se është transparente. Abazoviqi nuk ndjek opinionin ekspertëve. Kjo është diktatura gjithnjë e më e përhapur e Abazoviqit. Këto nuk janë interesa të qytetarëve për të ndërtuar një Mal të Zi më të qëndrueshëm evropian”, tha ai.

Lexo më shumë  Njohja e pasaportave nga Armenia. Kurti: Ky dokument sa vjen e bëhet më i fuqishëm

Sipas marrëveshjes që nënshkroi sot Abaziviqi, Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia e mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *