KryesoreLajme

Nisin hetimet për një lokacion të tretë për mbetje mortore në Zubin-Potok

Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë duke vazhduar hetimet për një lokacion të terë në Zubin-Potok, ku dyshohet se ka mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. 

“Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë. Prokurorja përgjegjëse ishte në vendngjarje së bashku me hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë për të mbikëqyrur veprimet hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Lexo më shumë  534 shkencëtarë nga 32 vende/ Peticion ndërkombëtar shkencor për ruajtjen e deltës së Vjosës

Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimit, Prokuroria Speciale thuhet se nuk mund të japë informacione të mëtejshme në këtë moment. 

Informacione shtesë theksohet se do të publikohen kur kjo të jetë e mundur pa cenuar hetimin.

Në njoftim thuhet se hetimet lidhur me rastin e krimeve të luftës në komunën e Zubin-Potokut, po vazhdojnë intensivisht. 

Prokuria ka theksuar se deri më tani janë tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. 

Lexo më shumë  Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet

“Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

YouTube player