Bota

Nis samiti i NATO-s, kryekuvendari ukrainas: Varemi nga ndihma juaj

Forcimi i mbrojtjes dhe mbështetjes ndaj Ukrainës është tema kryesore në të cilën është fokusuar Samiti i NATO-s i cili ka nisur sot, duke shënuar 75-vjetorin e organizatës më të madhe ushtarake në botë.

Kryetari i Kuvendit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, ka thënë se ukrainasit kanë demonstruar gjithë botës se çfarë është solidariteti.

“Dua të shoh nga secili prej jush, partnerët tanë, në një situatë jetë a vdekje, në një vend ku jepet shpresa, rrugët e Ukrainës të bllokohen aeroplanë, fluturake, ndihma humanitare. Varemi shumë nga ndihma juaj. Hija e luftës agresive të Rusisë ka qenë për më shumë se mbi dy vjet tashmë mbi Ukrainën, duke shkaktuar tashmë konflikt pa kurrfarë provokimi, duke prekur edhe shtetet anëtare të NATO-s”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Rusia prezanton amnisti për armët ilegale për të rritur furnizimet për luftën në Ukrainë

Në Samitin e NATO-s i cili nis nga sot deri më 11 korrik, është përfshirë edhe Kosova. Presidentja Vjosa Osmani do të prezantojë vendin në aktivitetin e organizuar nga Sekretari Blinken dedikuar Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani vet ka thënë se kjo pjesëmarrje “është tregues i fuqishëm i rolit në rritje që po luan Kosova në avancimin e kësaj agjende në nivel global dhe përkushtimit të saj ndaj parimeve dhe vlerave të mbështetura nga NATO-ja”.

Lexo më shumë  Votuesit në shtetin kyç të Georgias po ‘thyejnë’ rekordet e votimit

Rruga Press

YouTube player