Bota

Nis rezistenca, forcat anti-talebane marrin kontrollin e 3 distrikteve në Afganistan

Afganistani nuk është dorëzuar plotësisht. Forcat anti-talebane kanë marrë kontrollin e 3 provincave në veri shumë pranë luginës së Panjshir, ku forcat e fundit qeveritare dhe grupe të tjera janë grumbulluar për të bërë rezistencë.

Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Bismillah Mohammadi, i cili është zotuar se do të bëjë qëndresë ndaj talebanëve, bëri me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se distriktet e Deh Saleh, Bano dhe Pul-Hesar, në provincën fqinje të Baghan, tashmë janë marrë nën kontroll.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Televizioni lokal Tolo News citoi një drejtues policie, i cili mësohet të ketë thënë se distrikti është nën kontrollin e milicive lokale dhe se nga përleshjet ka pasur viktima.

Talebanët ende nuk e kanë komentuar incidentin.

Raportet pohojnë se midis luftëtarëve të drejtuar në Panjshir janë anëtarë të forcave speciale afgane të stërvitura nga SAS, që besohet të jenë më të mirët e më të mirëve që ushtria afgane ka për të ofruar.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *