Kuriozitete

Babai ndan bisedën ‘e frikshme’ me të bijën 3-vjeçare: Babi unë vdiqa dhe u ringjalla përsëri…

I tmerruar, një baba amerikan ndau në rrjetet sociale bisedën frikësuese që kishte pasur me të bijën 3 vjeçe, e cila i tregoi sesi në jetën e kaluar, kishte qenë në një familje tjetër dhe erdhi këtu vetëm pas vdekjes.

“M’u ngritën qimet e kokës përpjetë”, thotë Dan Schrieber ndërsa përshkruan momentin kur vogëlushja e tij nisi t’i rrëfente sesi përpara shumë kohësh, kishte pasur një familje tjetër. “Mami im atëherë quhej Sochi, ndërsa unë e kisha emrin Anke.

Jetoja me ata, por pastaj vdiqa dhe tani jam këtu me ju”, është shprehur fëmija. Reagimet në rrjet ishin të menjëhershme. Komentet treguan se Schrieber nuk ishte prindi i vetëm që kishte kaluar nëpër një situatë të tillë shokuese.

“Mbesa ime pa disa foto të vjetra të një përplasjeje të ashpër mes disa minatorësh dhe e kapi histeria. Kur e ëma arriti ta qetësonte, ajo shpjegoi se herën e fundit kishte vdekur nga një goditje e fortë në kokë, e dha edhe detaje të tjera”, shkruan një ndjekës.

Një tjetër kujton se i biri nuk i lejonte t’i prisnin thonjtë kur ishte i vogël: “Nxihej në fytyrë e fillonte të dridhej. E kapnin sulme të mirëfillta paniku. Kur e pyetëm përse kishte kaq frikë, na tha se kur ishte ushtar, e kishin torturuar duke i shkulur thonjtë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *