Bota

Nis kundërofensiva ukrainase, burime të Zelensky konfirmojnë lajmin për “Washington Post”

Kundërofensiva e shumëpritur e ushtrisë ukrainase kundër trupave pushtuese ruse ka filluar, duke i dhënë jetë një faze të re konfliktit që synon rivendosjen e sovranitetit territorial të Ukrainës dhe të ruajë mbështetjen perëndimore në luftë.

Lajmin e bën të ditur “Washington Post”, që citon katër burime ushtarake ukrainase, sipas të cilave trupat e Kievit kanë intensifikuar sulmet në vijën e parë në jug-lindje të vendit.

Dy burime zyrtare ukrainase, një prej të cilave e afërt me presidentin Volodymyr Zelensky, kanë konfirmuar për “ABC News” se një fazë e kundërofensivës ukrainase është në zhvillim e sipër.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

Edhe sipas kryetarit të lëvizjes “Ne jemi bashkë me Rusinë”, Vladimir Rogov, trupat ukrainase kanë tentuar një sulm në shkallë të gjerë në rajonin e Zaporizhias në tre ditët e fundit.

“Në opinionin tim, tentativa për një kundërofensivë masive po zhvillohet prej tre, në mos katër ditësh”, ka deklaruar Rogov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”.

Ndërkohë, Kremlini ka reaguar me tone kërcënuese ndaj çdo agresioni nga pala ukrainase. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar se sabotimi i një strukture për eksportin e amoniakut nga Rusia, e ndodhur në rajonin ukrainas të Kharkivit, do të ketë një impakt negativ ndaj akordit për eksportin e grurit ukrainas, që skadon më 17 korrik.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *