Bota

Nikos Dendias: Greqia do t’i kërkojë Hagës të hetojë Rusinë për krimet e luftës në Mariupol

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, këtë të enjte është shprehur se Greqia do të kërkojë hetimin e krimeve të luftës në Mariupol nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ministri në fjalën e tij në Samitin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, i cili mblidhet sot për të dytën ditë, ka thënë se Greqia ka një interes të veçantë për Mariupolin, për shkak të komunitetit grek prej mbi 100,000 banorësh atje.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

“Greqia do t’i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të hetojë krimet e luftës të kryera në Mariupol. Greqia ka një interes të veçantë për Mariupolin, për shkak të komunitetit grek prej mbi 100,000 banorësh atje.

Për më tepër, unë do t’u kërkoj homologëve të mi në Aleancë që të bëjnë më të mirën që munden për të ndihmuar Ukrainën dhe për të mbrojtur Odesën, në mënyrë që Odessa të mos ketë fatin e Mariupolit”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  “Kontroll mbytës mbi median”, gazetarët e RAI-t në grevë kundër qeverisë së Giorgia Melonit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *