Lajme

Kurti takon kryeministrin boshnjak: Duhet të jemi syhapur karshi Rusisë dhe Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi, pati takim me Kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, me të cilin diskutuan mbi raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

Kurti tha se duhet të vazhdojmë të solidarizohemi dhe të mbështesim luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *