Kuriozitete

Ngrohja globale, po zhduk apo shumon pinguinët?

Adelie është pinguini më i zakonshëm i Antarktidës, me një popullsi mbi 7.5 milion.

Kjo specie lulëzon në zonat që janë të mbuluara me akull deti, duke e bërë Antarktidën një vend të përsosur për zogun që nuk fluturon.

Rajoni polar po humb 6 herë më shumë akull se në vitin 1980. Prej kësaj popullsia e Adelie ka rënë me më shumë se 65 për qind në 25 vitet e fundit.

Një koloni pinguinësh e sapo zbuluar

Jo të gjithë pinguinët e Antarktidës po zhduken për shkak të rritjes së temperaturave.

Sipas studimit të Michael Wethington, një kandidat për doktoraturë nga Universiteti Stony Brook, SHBA, rritja e temperaturave po ndikon në zhvillimin e popullsisë së pinguinëve Gentoo.

Pinguinët Gentoo kanë një sqep të kuq në portokalli të ndezur dhe një pullë të bardhë në majë të kokës.

“Ata janë më tolerantë ndaj kushteve më të ngrohta klimatike. Këtu ne në fakt kemi një specie që përballë ndryshimit të klimës dhe një rajoni në ngrohje, po shtohet në mënyrë dramatike,” – tha Wethington.

Ky nuk ishte i vetmi lajm pozitiv që erdhi nga ekspedita në Antarktidë.

Studiuesit zbuluan një koloni të re pinguinësh në ishullin Andersson. Është një nga zonat më jugore të shumimit të raportuara ndonjëherë për këtë specie.

Për Wethington, kjo është akoma më shumë nxitje për të krijuar një zonë të ruajtjes në rajon.

Rruga Press

YouTube player