Lajme

Ngjarja në veri të Kosovës, Sveçla: Autori i plāgosjēs, pjesë e strukturave paralele kriminale serbe

Dje, dy qytetarë të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën trajtim mjekësor. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  Kosova forcon lidhjet me Selinë e Shenjtë – Audiencë private e Presidentes Osmani

Njësitet policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Ai ka thënë se njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që autori apo autorët e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *