Lajme

Vishaj: Duhet një regjistër për kriminēlët që ushtrojnë dhūnë në familje

Avokati Saimir Vishaj është shprehur se duhet një regjistër për të  evidentuar personat që janë të dhunues dhe që vënë shoqërinë në rrezik.

Në një intervistë për emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania ai tha se shumë gra dhunohen sistematikisht por që nuk bëjnë denoncime pasi burrat kanë pushtet mbi ta.

“Kemi shumë femra që dhunohen sistematikisht  dhe ju vjen turp që të denoncojnë sepse nesër pasnesër ngelen pas shtëpi. Ai burrë që i dhunon ka dhe një lloj pushteti. Nuk është burgu mjet ndëshkimi. Duhet të merren masa pas burgut.  Të jepet një raport për një person për të ia transportuar më pas personave që merren me këtë çështje. Ky person duhet të ishte mbajt në mbykëqyerje. Duhet të evidentohen të gjithë personat që janë kontigjentë të veprave penale.  Kuvendi i Shqipërisë duhet të nxjerrë një ligj për të pasur një regjistër për të evidentuar të gjithë këto persona që dhunojnë.”- tha ai.

Lexo më shumë  Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *