Bota

Scholzi viziton Shtëpinë e Bardhë, lufta në Ukrainë diskutimi kryesor me Bidenin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, viziton Shtëpinë e Bardhë të premten për një takim privat me presidentin amerikan, Joe Biden, teksa të dy aleatët bëhen gjithnjë e më të zëshëm rreth shqetësimeve të tyre se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Një hap i tillë mund të ndryshojë në mënyrë dramatike trajektoren e luftës duke ia mundësuar Moskën të plotësojë rezervat e saj të varfëruara.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë dhe kombet evropiane në përgjithësi kanë qenë më të kujdesshme se Shtetet e Bashkuara në marrjen e një qëndrimi të ashpër me Pekinin. Megjithatë, ka shenja që mund të ndryshojnë ndërsa rivalitetet globale bëhen më të tensionuara, shkruan Associated Press të premten.

Në një fjalim në Parlamentin gjerman të enjten, Scholzi i bëri thirrje Kinës që “të përdorë ndikimin e saj në Moskë për të bërë presion për tërheqjen e trupave ruse dhe të mos furnizojë me armë Rusinë agresore”.

SHBA-ja dhe Gjermania kanë punuar ngushtë së bashku për të furnizuar Ukrainën me ndihmë ushtarake dhe humanitare. Por ka pasur gjithashtu fërkime për çështje të tilla si sigurimi i tankeve dhe Ëashingtoni herë pas here është frustruar me hezitimin e Berlinit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *