KryesoreOpinion/Aktualitet

Ngacmime seksuale, bullizëm dhe kërcënime! KSHH raport për gazetarët në Shqipëri

Të dhënat e Barometrit konfirmojnë gjendjen e përkeqësuar të lirisë së shprehjes gjatë vitit që lamë pas, të matur në raportet vjetore nga Freedom House dhe Reporterë pa Kufij. Përpjekjet për të imponuar paketën e ashtuquajtur anti-shpifje, lajmet e gatshme nga forcat politike dhe ngjarje konkrete si: protesta dhe prishja e teatrit kombëtar dhe pandemia përmenden veçanërisht në përgjigje si shenja të përkeqësimit të lirisë.

Ky sondazh është ndarë në tre seksione:

Seksioni i parë: Sjell të dhëna konkrete mbi gjendjen dhe respektimin e të drejtave të gazetarëve në vendin e punës.

Seksioni i dytë:  Sjell të dhëna mbi situatën dhe faktorët që ndikojnë në lirinë profesionale të punonjësve të medias.
Seksioni i tretë: Përmban të dhëna mbi faktorët që sipas punonjësve të sektorit ndikojnë në cenimin e lirisë së medias, si dhe sugjerimet e tyre mbi masat që do të ndihmonin më shumë rritjen e lirisë së medias.

– Informaliteti në punë:
68.8% e të anketuarve pohuan se punojnë bazuar në një kontratë të rregullt pune, ndërsa pjesa tjetër prej 30.2% u përgjigjën se nuk kanë një kontratë të rregullt pune apo nuk kanë informacion për marrëdhënien e tyre kontraktuale.

– Bullizimi në vendin e punës:
11.5% e të anketuarve pohuan se ishin bullizuar/tallur gjatë punës apo për shkak të saj, në ambientin e punës. Në këtë kategori, shumica e tyre pohuan se kishin më shumë se 10 vite përvojë në punë dhe se sjelljet e bullizmit kishin ndodhur në vitet e para të karrierës.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

–E drejta për pushime javore dhe vjetore:
Nga anketimi rezulton se: 59% e gazetarëve punojnë 6 ditë në javë, ndërkohë që 18% e tyre deklarojnë se nuk bëjnë asnjë ditë pushim. 63.5% e të pyeturve deklaruan se bëjnë 14 ose 15 ditë pushim në vit, ndërkohë që vetëm 16.5% e tyre gëzojnë efektivisht pushime të plota vjetore.

-Kërcenimet për shkak të punës:
Nga këto të dhëna rezulton se ka raste të shpeshta të kërcënimit fizik dhe verbal ndaj gazetarëve e punonjësve të medias, çka ndikojnë në prezencën e një klime vetë-censure ndaj medias në vendin tonë. Përkatësisht, 33 % e të pyeturve raportuan se ishin kërcënuar fizikisht për shkak të punës apo gjatë kryerjes së saj, ndërkohë që 51.5% raportojnë kërcënime verbale.

–Censurë dhe vetëcensurë:
Përkatësisht, 49.5% e të anketuarve pohuan se u ishte kërkuar direkt apo përmes redaktorit apo kryeredaktorit të mos publikonin një lajm. Në një nivel pak më të lartë paraqiten perceptimet për rastet e vetë-censurës, ku 52% e të anketuarve pohuan kishin shmangur raportimin e një lajmi, për shkak se kishin menduar se ai nuk do i pëlqente punëdhënësit.

Pjesa më e madhe e të anketuarve apo 66.5% e tyre perceptojnë se media në Shqipëri është pak ose aspak e lirë. Ndërkohë që 30.5% vlerësojnë se media është mesatarisht e lirë. Vetëm 3% e të anketuarve mendojnë se media në vend është e lirë apo plotësisht e lirë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Davos me homologun lituanez, diskuton për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë

Faktorët ndikues janë: ndërhyrjet politike, interesat e bizneseve të drejtuara nga pronarët e mediave apo persona të përfshirë me krimin e organizuar.

-Pozicioni:
64% e tyre u vetëdeklaruan gazetarë, 8.5% kryeredaktorë dhe 6.5% redaktorë. Pjesa tjetër, prej rreth 20% përfshinin punonjës në pozicione të tjera, si: Regjisor, montazhier, kameramanë, teknikë transmetimi, etj.

74 % e të anketuarve deklaruan se punojnë në kryeqytet, ndërsa 26% e tyre referuan se punonin në qytete të tjera të vendit.

-Ngacmimet seksuale në vendin e punës:
15 nga të anketuarit apo 7.5% e totalit deklaruan se ishin ngacmuar seksualisht në vendin e punës. Vetëm në një rast, një prej të anketuarve referoi se kishte qenë prezent gjatë sjelljeve të ngacmimit që u ndodhte personave të tjerë në një redaksi. Të gjithë të anketuarit që pohuan ngacmime seksuale ishin femra.

Stresi në punë:
Mbi 88 % e punonjësve të medias raportuan nivele të larta stresi për shkak të punës. Një pjesë e mirë e tyre, 79.5 % raportuan se kishin mbuluar dhe raportuar ngjarje, të cilat u kishin krijuar tronditje të fortë psikologjike. Por vetëm një pjesë e vogël, 10% pranuan se kishin kërkuar ndihmë mjekësore për këto shkaqe.

Lexo të plotë raportin per Lirine e Medias 2020 këtu

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *